Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë për Maqedoninë e Veriut
Mazhoranca dhe opozita janë bërë bashkë ditën e sotme, duke miratuar protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut.
Në Komisionet Parlamentare, deputetët nuk kanë diskutuar gjatë, por kanë miratuar në union protokollin.
Parlamenti grek ishte i pari që miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Me këtë hyn në fuqi edhe Marrëveshja e Prespës. Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.
Fraksion.com