Malena “rikthehet” në Spanjë me bashkëshortin! (Foto)
Tifozët e futbollit spanjoll mund ti kthejnë sërish sytë nga bukuroshja 29-vjeçare Malena Costa e cila është bashkëshortja e futbollistit Mario Suarez.
Pas një sezoni në Kinë, mesfushori është rikthyer në Spanjë për të mbajtur veshur fanellën e Rayo Vallecanos.
Në këtë mënyrë modelja seksi Malena Costa tashmë mund të bëjë sërish për vete Madridin me praninë e saj në stadiume.
Pas rikthimit të bashkëshortit të saj në La Liga për të bërë të lumtur të gjithë fansat e saj Malena e cila ka edhe dy fëmijë me Mario Suarez, një vajzë dhe një djalë, ka publikuar një foto deri diku nudo e cila ka arritur menjëherë shifrën e 20 mijë pëlqimeve.