Dua Lipa, emigrantja që bëri krenarë shqiptarët: Nuk ka rëndësi nga vini, ndiqni ëndrrat!
Ajo është vetëm 22-vjeçe, por ka arritur të dominojë në tregun muzikor botëror. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e lindur në Kosovë dhe rritur në Britaninë e Madhe, kurrë nuk e ka harruar origjinën e saj.
Në çdo sukses apo dalje të saj, Dua me Krenari ka treguar se vjen nga një vend i vogël, duke u bërë një ambasadore e Kosovës në botë.
Sot të gjithë shqiptarët janë krenarë për sukseset e saj dhe për më tepër, për faktin që ajo kurrë nuk e fshehu prejardhjen e saj.
Dua Lipa ka dhënë një mesazh plot kuptim dhe emocion pas marrjes së çmimeve “Grammy”.
“Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë histori të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e lini të ndikojë në ëndrrat tuaja, sepse ju e meritoni”, u shpreh Dua.
Përveç se u shpall “Artistja më e mirë e re”, Dua Lipa fitoi edhe në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.
Kujtojmë që Dua Lipa arriti ta bëj historinë tek shqiptarët, duke u bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”.
Fraksion.com