AktualitetTë fundit

Dhunoi mjekun, procedohet i afërmi i pacientit

Policia ka nisur procedimin penal për 45-vjeçarin me iniciale A.M., i cili ka dhunuar një mjek në QSUT ditën e dielë.

Pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht mjekun e urgjencës.

Ky shtetas, pasi ka goditur mjekun është larguar nga spitali. Policia po vijon punën për gjetjen dhe ndalimin e tij.

 

Fraksion.com