AktualitetBota+Të fundit

Whitaker: jo ndryshime në menaxhimin e hetimit të prokurorit Mueller

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker thotë se nuk ka pasur ndryshime në menaxhimin e përgjithshëm të procesit hetimor që po zhvillon Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Zoti Whitaker i bëri komentet sot, gjatë një seance me pyetje përgjigje para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Në asnjë rast Shtëpia e Bardhë nuk më ka kërkuar dhe nuk ka marrë nga unë premtime apo zotime lidhur me hetimet e Prokurorit të Posaçëm apo ndonjë hetim tjetër,” tha në komentet në hapje të dëshmisë së tij zoti Whitaker.

Demokratët në Kongres duan të dinë nga zoti Whitaker se çfarë komunikimesh ka pasur me Presidentin Trump dhe si po e menaxhon procesin hetimor të Prokurorit Mueller.

Matthew Whitaker ka marrë rolin mbikqyrës për procesin hetimor të Prokurorit Mueller, megjithëse u këshillua nga specialistët e etikës profesionale të distancohej nga procesi.

Matthew Whitaker do të vazhdojë në rolin e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë deri në konfimimin e pritshëm të kandidatit të Presidentit Trump për këtë post, William Barr.

 

Fraksion.com