Tsipras i “shtrin dorën” turqve: Gjyshi im lindi në Konstandinopojë
Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras u intervistua nga kanali turk TGRT gjatë vizitës së tij në Turqi. Z. Cipras foli për marrëdhëniet greko-turke dhe se sa ngjajnë dy popujt për nga kultura, por edhe më personalisht, për gjyshin e tij të lindur në Konstandinopojë.
“Sot është një ditë e mirë për marrëdhëniet greko-turke. Kam vizituar Halkiun, ku takova shumë turq që ishin shumë miqësorë me mua. Unë besoj se ky është mesazhi i dërguar ndërkombëtar, që ne mund të lëvizim së bashku pa frikë apo urrejtje. Mendoj se duhet të vazhdojmë me punën e Shkollës Theologjike të Halkit, ne duhet të ndërmarrim hapa të rinj. Është një hap i rëndësishëm për të jetuar së bashku dhe të bëhet simbol i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore të popullit turk dhe grek. Nëse hapet Shkolla Theologjike, ne duhet të bëjmë hapa të rinj. Ky do të jetë një hap i ri për të jetuar së bashku. Do të jetë një simbol për dy popujt që të jetojnë së bashku”,- theksoi ai.
Kryeministri theksoi se BE duhet të mbështesë Turqinë. “Turqia pret katër milionë refugjatë. Ndihma e Turqisë për refugjatët, në aspektin e strehimit dhe ushqimit, është shumë e rëndësishme. Dhe në Greqi ka më shumë se 70,000 refugjatë. Kryesisht situata në pesë ishujt tanë në Egje është kritike. Kjo është arsyeja pse në nivel të BE-së kam bërë shumë përpjekje”, vuri në dukje ai./BW
Fraksion.com