Rama kërkon ndjesë publike nga Korça për fjalorin në parlament
“Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin”.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike për gjuhën e përdorur të enjten e shkuar në seancën parlamentare gjatë replikës me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Rama e bëri këtë deklaratë gjatë takimit të parë publik me ciklin kombëtar “Bashkia që duam”, nga qyteti i Korçës.
Fraksion.com