AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Jam i bindur që pak e nga pak do t’ju hapen sytë…

Kryeministri Edi Rama ka sjellë sot nëpërmjet një video që ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebbok pamje të ambulancës të Shënavlashit në Durrës.

Ai thotë se  “pak nga pak, edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit”.

Ambulanca e Shënavlashit në Durrës tregon se jo vetëm qendrat shëndetësore, por edhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin po i nënshtrohen transformimit.

Transformimi edhe i kësaj ambulance, garanton akses në shërbime cilësore që në portën e parë të shërbimit shëndetësor, te mjeku i familjes.

Një nga doktorët pranë ambulancës së Shënavlashit, Stavri Mina thotë se falë programit të rikonstruksionit tashmë kushtet janë moderne.

“Më parë kishte lagështirë ndërsa sot është rregulluar për së mbari”, thotë një paciente. Ndërsa infermierja Neleda Zakova bëri të ditur se më parë kushtet linin shumë për të dëshiruar, ndërsa sot nuk ka asnjë lloj problemi.

Transformimi i ambulancës Shënavlash në Durrës, është pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave.

 

Postimi i z Rama:

MIRËMËNGJES  😀

dhe me bindjen, që pak nga pak edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit, ju uroj një ditë të mbarë 👍

 

Fraksion.com