AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Trump shpreson që kriza politike në Virxhinia ta ndihmojë në rizgjedhje

Presidenti amerikan Donald Trump parashikon që kaosi që ka përfshirë zyrtarët kryesorë të shtetit të Virxhinias, të tre demokratë do ta ndihmojë atë që të sigurojë fitore në atë shtet kur të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2020.

Megjithëse zoti Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, ai humbi në Virxhinia ndaj rivales demokrate Hillary Clinton. Dhe në vitete e fundit, ai shtet ka pasur prirjen të zgjedhë demokratë në zgjedhjet e shtetit.

Por së fundmi ka pasur thirrje që guvernatori Ralph Northam dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Mark Herring të japin dorëheqjen pasi pranuan se kishin bërë veprime që denigronin afrikano-amerikanët, duke lyer fytyrën me ngjyrë të errët, para më shumë se dy dekadash.

“Ne nuk po reagojmë ndaj një akti. Ne po reagojmë ndaj asaj që përfaqëson akti. Nëse fillon me premisën e gabuar, arrin në përfundime të gabuara dhe ka përpjekje që ta minimizojnë këtë, duke e quajtur një veprim të papeshuar rinie. Jo, është më thellë se kaq”.

Reverendi Al Sharpton, është në valën e një numri politikanësh, si demokratë dhe republikanë, që po bëjnë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit.

Ndërkohë zyrtari i dytë më i rëndësishëm i shtetit, zëvendës guvernatori Justin Fairfax, po përballet me akuza për sulm seksual.

Zoti Fairfax nuk mohon që ka pasur një marrëdhënie me gruan që e ka akuzuar, para se të martohej por thotë se nuk e ka sulmuar.

Nese të tre zyrtarët detyrohen të japin dorëheqjen, kreu republikan i Dhomës së Delegatëve të Virxhinias, Kirk Cox do të bëhej guvernator, duke marrë udhëheqjen e shtetit nga demokratët.

Fraksion.com