AktualitetKosovaTë fundit

Përdhunimi i 16-vjeçares, Kosova mban seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas edhe polici, ku shkoi për të denoncuar.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Haxhiu tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

 

Fraksion.com