AktualitetNATO/BETë fundit

Juncker: BE nuk do të rinegociojë rreth Brexit-it

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, pas takimit të mbrëmshëm me kryeministren britanike, Theresa May, deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) nuk do të rinegociojë me Londrën mbi çështjen e Brexit-it.

Ai theksoi se marrëveshja paraqet “një kompromis të balancuar në mënyrë të kujdesshme mes BE-së dhe Britanisë”.

Në kumtesë thuhet se BE-ja mbetet e hapur në mënyrë që të shtohet “tekst marrëveshja e cila do të rrumbullakojë lidhjet mes Britanisë dhe BE-së”.

Kryeministra e Britanisë, May, tha se Brexit-i do të zbatohet në kohë, ashtu siç është planifikuar, duke theksuar se liderët e BE-së dëshirojnë që Britania e Madhe të braktisë BE-në me një marrëveshje të arritur.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë, megjithatë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe unë, kemi rënë dakord të gjejmë një mënyrë”, u tha May gazetarëve pas takimit me zyrtarët e BE-së në Bruksel, ku diskutoi çështjen e Brexit-it.

“Dëshiroj të jem e qartë, Brexit-i do të zbatohet në kohë dhe këtë do ta bëj për njerëzit në Britani të Madhe”, shtoi May.

Ajo bëri të ditur se në ditët në vijim do të realizojë shumë takime për të arritur qëllimin.

Ndryshe, ditë më parë, deputetët britanikë miratuan amendamentet me të cilët kanë refuzuar mundësinë që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje të arritur.

Përveç kësaj, me 317 vota për dhe 301 kundër deputetët miratuan edhe amendamentin i cili kërkon një alternativë për mekanizmin mbrojtës të Irlandës, i njohur si backstop.

 

Fraksoion.com