AktualitetPolitikëTë fundit

Gjonaj, Kryemadhit: Sulm vulgar; Drejtësia të mos ndalet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur deklaratës së bërë edhe sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Nërsa Kryemadhi deklaroi se nuk ka kurrfarë shantazhi, por “Gjonaj nuk duhet të marrë pozicionin e virgjereshës”, pasi sipas saj, dihet shumë mirë se si është e kapur, ministrja e Drejtësisë e ka quajtur këtë një sulm vulgar, me qëllimin e vetëm ndaljen dhe intimidimin e drejtësisë.

“Jam sulmuar familjarisht pas arrestimit të një grupi personash që dyshohet se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore me tenderat në MD. Kjo ka bërë që zonja Kryemadhi të lëshohet me shatanzhime kundër meje dhe familjes sime, por unë nuk jam këtu për t’i kthyer përgjigje Kryemadhit për sulmin e ulët, por të them se mua nuk më ndalin dot të bëj me përkushtim profesionalizëm dhe integritet vetëm detyrën time”- tha ajo.

Sipas saj, tenderimet në MD për vitet që janë bërë arrestimet kanë qenë abuzive. “Unë mbështes prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe të thellojë hetimin për të vënë para përgjegjësisë këdo që ka hedhur firmën në ato tenderë. Sulmi vulgar ndaj meje nuk ishte rrufe në qiell të pastër dhe as nevojë e luftës politike me doza papërgjegjshmëri mbi ato që thuhen, unë u sulmova me qëllimin e vetë për të sulmuar drejtësinë. Në përgjigje të këtij sulmi që nuk do ndalen, i bëj thirrje drejtësisë të mos ndalet për të vënë para përgjegjësisë këto që ka abuzuar dhe prokurorisë të mos intimidohet nga kërcënimet dhe sulmet e kujtdo”, tha ajo.

 

Fraksion.com