Ai ishte Michael Jackson përbindësh? Ish-punonjësja zbulon detaje të tmerrshme
Michael Jackson gjithmonë është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me fëmijë të vegjël. Ai ka qenë edhe person nën hetim për pedofili, por akuzat nuk u vërtetuan kurrë.
Këtë herë, një deklaratë e tmerrshme vjen nga ish-kryeshërbëtorja e këngëtarit. Daily Mail ka marrë në pyetje Adrian McManus,e cila thitë se Michael Jackson ishte pedofil. “Michael Jackson ishte një pedofil grabitqar që abuzonte seksualisht me dhjetëra fëmijë, filmonte takimet e tij të sëmura dhe i mbante videot në një bibliotekë të fshehtë në shtëpinë e tij Neverland,” rrëfen ajo.
Më tej, gruaja tregon se shtëpia e mbretit të POP-it ishte e mbushur gjithandej me vazelinë. Ajo thotë se gjente kudo vazelinë, në banjë, pothuajse në çdo sirtar të mundshëm dhe madje edhe në katin e dytë të shtëpisë.
Rrëfimi tronditës vazhdon edhe më tej, ku ish-kryeshërbërtorja thotë se ka parë dhjetëra djem të rinj që vizitonin shtëpinë e Jackson. Përgjatë viteve që ka punuar aty. 56 -vjeçarja tregon më tej se shpesh herë gjente rrobat e këngëtarit në xhakuzi së bashku me të brendshme fëmijësh.
“Unë nuk e pyeta kurrë, sepse ai ishte shefi im dhe duhej të bëja vetëm atë për të cilën paguhesha,” shprehet ajo. “Gjatë fundjavës kisha shumë punë, pasi Michael ftonte shumë djem për mbrëmje dhe të nesërmen ishte pothuajse e gjithë shtëpia rrëmujë. Shikoja fëmijë që ende vërdalliseshin pa rroba nëpër shtëpi dhe nuk e kuptoja përse”. Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 si pasojë e një arresti kardiak.
Vajza e Adrian pretendon se ka parë gjëra të çuditshme që ndodhin në shtëpinë e Michael Jacksonit. ‘Vajza ima e ka parë këngëtarin të masturbohej mbi libra dhe një herë tjetër ai i kishte kërkuar asaj që të mblidhte foto të foshnjave të zhveshura dhe t’i vendoste në dhomën e tij për zbukurim”./shqip