AktualitetTë fundit

Shantazhi: Si u filmua e mitura në momentet intime

Është zbardhur sot vendimi i gjykatës për të miturit në Kavajë, ndërsa janë treguar rrethanat e ngjarjes.

Në dosje e cila bazohet mbi dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, thuhet se e mitura është afruar me një shok klase përmes Instagramit, në fillim të vitit shkollor, shtator 2018.

Referuar dosjes, e cila ndërton të gjithë kronologjinë e ngjarjes të nisur në shtator të vitit të kaluar, e mitura ka nisur komunikimin me shokun e saj të klasës lidhur me një ese, ndërsa po përmes bisedave në rrjetet sociale ato janë afruar më shumë njëri tjetrin.

Në tetor në ditën e lindjes së tij, djali i ka kërkuar vajzës të kryejnë marrëdhënie seksuale, moment i cili është filmuar përmes telefonit nga 14 vjecari. Përmes videos djemtë i kanë bërë shantazh të miturës, për të kryer marrëdhënie seksuale, ose në të kundërt do të përhapnin videon duke vënë në dijeni përndërit e saj dhe mësuesen.

Në dosje thuhet se 14-vjecari u ka marrë para djemve të tjerë para për të blerë lojëra elektronike.