AktualitetTë fundit

Shkodra ende në hartën e kultivimit të kanabisit

Task-forca kundër kanabisit ka ulur ndjeshëm kultivimin e lëndës narkotike në Shkodër por pa mundur ta nxjerrë nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.

Në takimin e radhës, prefekti Çesk Millja tha se ” Është zvogëluar sasia e kanabisit por nuk u arrit objektivi për heqjen e qarkut nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.Problem përveç zonave të evidentuara si problematike për kultivimin e kanabisit, problem na dalin dhe ambjentet e mbyllura ku kultivohet përmes energjisë.”

Ndërsa drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, foli për mbi 3-4 grupe kriminale në Shkodër, që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal.

“Shkodra ka zona me risk por fenomeni po zvogëlohet. Janë ulur mbi 20% rastet dhe është rritur zbulueshmëria e autorëve. Janë mbi 3 -4 grupe kriminale në Shkodër dhe funksionojnë si grup i strukturuar kriminal por tashmë janë në kushtet e minimales. Sivjet kishim miniparcela. Kujdes duhet ti kushtojmë ambjente të mbyllura nga serat, tunelet, qoftë dhe pallatet, pasi krimi kërkon metoda të reja.”

 

Fraksion.com