AktualitetTë fundit

Policia futet te Filologjiku; Marku pë kryeministrin Rama, po “nxehet” në diell

Pedagogu Mark Marku denoncoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut.

Për mediat ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”

Lidhur me pyetjen e drejtuar nwse nesa ka ndonjë thirrje, Mark Marku tha se “Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Sauditë dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi.”

 

Fraksion.com