AktualitetPolitikëTë fundit

Ministri Lleshaj pret delegacionin nga Finlanda e Irlanda

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti një delegacion të përbashkët të dy vendeve të BE-së, Irlandës dhe Finlandës, në të cilin bënin pjesë Ministrja e Shtetit për Çështjet e Europës të Irlandës, Helen McEntee dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Finlandës Samuli Virtanen.

Në fokus të bisedimeve ishin reformat e ndërmarra nga vendi ynë në lidhje me integrimin në BE.

Palët diskutuan gjithashtu edhe për rolin dhe punën e Ministrisë së Brendshme në kuadrin e forcimit të kapaciteteve të Policisë së Shtetit me synim integrimin e vendit dhe  për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe evidentuan fusha ku ky bashkëpunim mund të thellohet.

Ministri Lleshaj nënvizoi rëndësinë e hapjes së negociatave këtë vit, si një vazhdimësi e natyrshme e procesit të integrimit europian të vendit e si një shtysë për vazhdimësinë e thellimin e reformave në vend.

 

Fraksion.com