Life StyleTë fundit

Martesa që zgjati vetëm 3 minuta

Martesa më e shkurtër e vitit 2019 u regjistrua në Kuvajt.

Çifti protagonist i incidentit, i cili shënon një rekord të ri në historinë e martesave flesh, ka kërkuar divorc pikërisht 3 minuta pas martesës.

Pasi u martua para gjyqtarit (i cili merret me kontratat e martesës) gjithçka duket se po funksiononte mirë. Pastaj, në dalje të ndërtesës, ndodh diçka. Nusja pengohet me veshjen e saj dhe burri e fyen duke e quajtur “Budallaqe!”.

Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë. Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin. Ai u përpoq të jetë i qetë, por ajo nuk u dorëzua. “Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”.