AktualitetPolitikëTë fundit

Fatmir Mediu takon djalin e presidentit Trump në SHBA

Në turin e vizitës së tij në SHBA, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka pasur një takim të veçantë.

Perveç takimeve me senatorë dhe kongresmenë, Mediu ka pasur edhe një shtrëngim duarsh mjaft miqësor edhe me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Trump.

Gjatë këtij takimi të shkurtër dhe miqësor, kre u PR-së dhe Trump Jr, shprehën pikëpamjet e ndërsjella mbi politikën amerikane dhe rolin e saj kryesisht në rajonin e Ballkanit.

Donald Trump Jr, është aktualisht zv.presidenti ekzekutiv i “Fondacionit Trump”, si dhe ka pasur një rol mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, ku babai i tij u shpall president i 45-të i SHBA, si përfaqësues i republikanëve.

 

Fraksion.com