AktualitetSportTë fundit

Duka zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur këtë të enjte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian.

Zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv u zhvilluan në kuadër të punimeve të Kongresit të zakonshëm që po zhvillon punimet në Romë, ku u rizgjodh si president i UEFA-s edhe Alexander Ceferin, slloveni 51-vjeçar, në mandatin e tij të dytë pas ardhjes në krye të këtij institucioni në vitin 2016.

Në favor të Dukës votuan 36 federata anëtare nga 55 që ka UEFA në total, teksa dy vota kanë rezultuar të pavlefshme ndërsa pjesa tjetër, 17 ishin kundër.

Kjo është përpjekja e dytë e Armand Dukës për t’u zgjedhur në këtë komitet, ndërsa më herët kishte dështuar për shumë pak vota.