Djali i ish-deputetit bëhet drejtor; Merr bashkëjetuesen shefe
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim nepotizmi në administratën e shtetit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se djali i ish-deputetit socialist Ndriçim Hysa, Besmir Hysa, është bërë drejtor në shtypshkronjën e Letrave me Vlerë sh.a, institucion i cili është në varësinë e Ministrisë së Financave. Pa humbur kohë, ai ka punësuar të fejuarën shefe në shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.
Për këtë ai publikon mesazhin që i ka dërguar një qytetar:
“Përshëndetje Doktor!
Në shtypshkronjën e Letrave me Vlerë sh.a, institucion i cili është në varësinë e Ministrisë së Financave, së fundmi është emëruar një administrator ri, z. Besmir Hysa, i cili rezulton të jetë djali i një ish-deputeti të Elbasanit, z. Ndriçim Hysa.
Ky i fundit menjëherë me tu bërë drejtor, ka filluar me presione të vazhdueshme ndaj punonjësve të shoqërisë duke i kërcënuar me vendin e tij të punës. Gjithashtu disa ditë më vonë ka sjell në punë një punonjëse të re si shefe procedure, bashkëjetuesen (të fejuarën e tij Elisa Shima), rekrutim i cili bie ndesh me çdo ligj apo akt nënligjor.
Haptazi jemi përpara fenomenit “nepotizëm”, ku Kryeministri jonë në fuqi e trumbeton me të madhe këtë fenomen, por rëndomtë po ndodh edhe këtu para syve tanë. Në shtypshkronjë ka punonjës që ka me 25 vite punë dhe ndihen të presionuar dhe të cenuar psikologjikisht.
Gjithashtu ka punësuar miqtë e tij dhe në të tjera pozicione i ka emëruar dhe në të tjera zyra i gjen, duke bërë që punonjësit e vjetër të ndjejnë rrezik për punën e tyre. Më shqetësues është fakti që e ka kthyer si pronën e babës së tij dhe dëshiron të bëjë diktat./shqip
Fraksion.com