Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Ndarja e Kosovës s’është zgjidhje
Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj, për Kishën Ortodokse Serbe nuk është një zgjidhje e pranueshme, sepse Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Kështu është shprehur Patriarku Irinej në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.
“Sikurse një njeriu kur t’ia heqësh zemrën, ai nuk është më një njeri i gjallë”, citohet të ketë thënë Patriarku gjatë një vizite në Moskë.
Ai theksoi se qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe është të respektojë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, për të siguruar liri dhe autonomi të plotë për popullin shqiptar, por që territori i Kosovës të mbetet brenda Serbisë.
“Ky është qëndrimi i Kishës sonë dhe ky qëndrim u formulua nga Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe”, ka thënë tutje Patriarku Irinej.
Fraksion.com