AktualitetTë fundit

Korçë: Tentoi të vrasë policët, arrestohet 69-vjeçari

Policia e Korçës ka arritur të arrestojë në flagrancë personin që tentoi të vrasë punonjësit e policisë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është 69-vjeçari, . Ai fillimisht është konfliktuar në gjendje të dehur me shtetasin 47-vjeç A.H, banues në këtë lagje.

Pas ndërhyrjes së policisë, 69-vjeçari i armatosur ka qëlluar mbi ta. 69-vjeçari  rezulton i dënuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Informacioni paraprak

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik si dhe municion luftarak. Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët. Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen. Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit.

 

Fraksion.com