AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Aleatët e NATO-s nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit për Republikën e Maqedonisë Veriore; Në pritje ratifikimi

Në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën (6 shkurt 2019) Përfaqësuesit e Përhershëm në NATO, të 29 vendeve anëtare të Aleancës nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit për Republikën e Maqedonisë Veriore. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në praninë e Ministrit të Jashtëm Nikola Dimitrov.

Pas nënshkrimit të Protokollit të Anëtarësimit, Shkupi tani mund të marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s si i ftuar. Procesi i pranimit tani kalon në kryeqytetet e 29 aleatëve ku Protokolli do të ratifikohet sipas procedurave kombëtare. Vendi do të bëhet një anëtar i NATO-s sapo të gjithë aleatët të kenë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit.

Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg tha: “NATO mban pothuajse një miliard qytetarë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut dhe me hyrjen tuaj  në NATO do të jenë tridhjetë vende të përkushtuara për të mbrojtur njëri-tjetrin. Aderimi juaj do të sjellë më shumë stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e mirë për rajonin dhe për sigurinë euroatlantike “.

Stoltenberg përgëzoi Shkupin dhe Athinën që treguan përkushtim dhe kurajo në arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e emrit.

Shkupi tashmë i jep kontribut të rëndësishëm misionit të NATO-s në Afganistan dhe misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

 

Fraksion.com