Polonia informon Brukselin: Serbia po i përdor vizat kundër Kosovës
Javën e kaluar, në COWEB (niveli i ambasadorëve të BE-së) është prezantuar raporti i Komisionit Evropian për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, një raport i rregullt mbi mbarëvajtjen e politikës së vizave në zonën Shengen.
Përfaqësuesi i Polonisë në këtë mekanizëm (COWEB), ka ngritur shqetësimet mbi politikën e Serbisë për heqjen e vizave me shtete të ndryshme. Ai e kishte konsideruar këtë si një veprim të Serbisë për të tërhequr shtetet e caktuara njohjen e Shtetësisë së Kosovës dhe si rast konkret kishte përmendur Republikën e Palaut.
Rreth kësaj teme, përfaqësuesja e Komisionit Evropian ishte shprehur se kanë vërejtur këto vendime të Serbisë.
Ajo ishte shprehur se Serbia shpeshherë këto vendime i merr si rezultat i raporteve bilaterale shtetërore që kanë me vende të caktuara, por se është e njoftuar se ka edhe raste që e përdor edhe si shpërblim me vendet që tërheqin njohjen e Kosovës. Ajo ishte shprehur se Komisioni Evropian në secilin takim me Serbinë i ngre këto si shqetësime./Express
Fraksion.com