AktualitetPolitikëTë fundit

PD për konfirmimin e Prelës, Alibeaj: Reforma në Drejtësi ka dështuar

Konfirmimin e Donika Prelës në detyrë, si kryetare e Prokurorisë për Krimet e Rënda, e ka kundërshtuar Partia Demokratike, që përmes Enkelejd Alibeajt në deklaratën për medie, akuzon se vettingu po funksionon si vegël politike në duart e Ramës.

Alibeaj tha se, me mbajtjen e Prelës në detyrë, Reforma në Drejtësi ka dështuar.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjeti se, në një kohë të shkurtër, Prela ka shitur prona 4 herë më shtrenjtë nga sa i ka blerë. ONM-ja gjeti se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, duke punuar në të zezë”, tha më tej Alibeaj.

Sipas tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e “vettingut”, mbajti në detyrë një shërbëtore të Edi Ramës.

“Vendimi për Prelën është marrë në shkelje të ligjit. Prela është takuar me anëtaren e trupës së komisionerëve, Valbona Sanxhaktari. Me firmën e Prelës është liruar nga burgu edhe Astrit Avdylaj”, u shpreh Alibeaj.

Fraksion.com