Life StyleTë fundit

“Klan-i” e largoi pasi u shfaq në TCH, Alesia tregon si u hodh në ‘rrugë’

Prej mëse një jave mediat rozë në Shqipëri kanë pasur kryefjalë të tyre largimin nga puna si velinë e emisionit “Stop” në TV Klan të modeles së njohur Alesia Bami.

Vendimi për ta “hedhur në rrugë” Alesian erdhi pasi ajo u shfaq në televizion rival Top Channel, në emisionin “Ftesë në 5”, me Alesian që sqaroi nëpërmjet një postimi në Instagram sesi u shkarkua me një Sms nga puna.

Pas “kunjave” midis modeles dhe “Klan-it”, Alesia Bami ishte sërish e ftuar sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e largimit të saj nga puna si velinë e “Stop”.

Bukuroshja 19-vjeçare tregoi se është larguar nga puna me një mesazh dhe nuk ka patur në asnjë moment vërejtje nga drejtuesit për mungesë profesionalizmi. Ajo shtoi se ka qenë e përpiktë në orare, ka patur marrëdhënie të mira me kolegët, madje ka refuzuar edhe oferta të rëndësishme që i janë ofruar për punë jashtë vendit.

E pyetur në lidhje me kontratën e punës, Alesia theksoi se nuk ka patur asnjëherë kontratë dhe, sipas saj, kjo gjë mund të faktohet lehtësisht.

“Unë nuk kam punuar me kontratë dhe me pak fjalë jam hedhur në rrugë në mes të sezonit”, u shpreh modelja.