AktualitetTë fundit

Kapen 113 kg drogë në Greqi, 3 shqiptarë në pranga

Sot janë kapur 113 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Sasia e drogës u gjet dhe më pas u sekuestrua në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë.

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

Droga

 

Fraksion.com