Dhjetë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Paris
Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë tetë katëshe në Paris, thanë zyrtarët e emergjencës.
Më shumë se 30 vetë, përfshirë gjashtë zjarrfikës u plagosën. Një person është në gjendje të rëndë ndërkaq pesëdhjetë njerëz u evakuan.
Prokurori i Parisit thotë se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht. Policia ka ndaluar një të dyshuar femër.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrëfikësve për guximin e tyre në përpjekje për të shpëtuar banorët.
Fraksion.com