AktualitetPolitikëTë fundit

Basha pret Albin Kurtin, flasin për studentët, dialogun e kufijtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur këtë të martë në Tiranë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti.

Basha e vlerësoi atë për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve në Shqipëri, por edhe protestës së tyre.

Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Kreu i opozitës shqiptare dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Fraksion.com