Anulohet koncesioni për privatizimin e llixhave të Peshkopisë
Këshillit të Bazenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës anulon lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ora News ka zbardhur vendimin e Këshillit ku thuhet se “vendimi i datës 11.12.2019 është dhënë duke cënuar të drejtat e pronësisë së bashkisë Dibër”.
Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private, duke prekur mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave.
Ata e kundërshtuan fort këtë vendim me protesta të herë pas hershme, çka detyroi qeverinë të tërhiqet pas.
Fraksion.com