AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takim me liderët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një darkë me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili ka publikuar një fotografi nga ky takim duke e cilësuar  “Fotoja e Ditës”.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare janë angazhuar për jetësimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Shqipëria dhe Kosova zhvilluan më 26 nëntor në Pejë mbledhjen e pestë të përbashkët të dy qeverive

 

Fraksion.com