AktualitetPolitikëTë fundit

Premtimet e Bashë: Ngatërron zgjedhjet lokale me parlamentare

Kreu demokrat Lulzim Basha, nga qyteti i Lezhës dha një sërë premtimesh për banorët. Ai premtoi ulje të çmimit të energjisë dhe një sërë lehtësirash të tjera, ndonëse këto premtime nuk realizohen dot edhe nëse opozita fiton zgjedhjet lokale.

“Vota e lirë është asgjësuar me kriminelë, Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votën. Juve iu duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit, që çmimi i energjisë të ulet me 30-40%, pasi fatura e energjisë është rritur për 100% të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen të gjithë më 16 shkurt në Tiranë, me thirrjen se ajo është dita kur populli do të marrë në duar fatin e tij.

“Më 16 shkurt po ju thërrasim që ta zgjidhni kontratën me këtë bandë, që ka uzurpuar pushtetin dhe për këtë duhet pjesëmarrje masive. Me shokë, me miq, me rini. Ai është momenti kur sovrani thotë fjalën e tij. ndërmerreni këtë hap dhe të jeni i sigurt se ky regjim bie. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem është rruga e Evropës. Lezhjanët, kur nuk gjejnë mundësi, ku shkojnë? Në Evropë. Ne duhet t’i krijojmë këto kushte këtu”, deklaroi Basha.

 

Fraksion.com