Pedagogu: 400 milionë lekë për rojet, s’mban njeri përgjegjësi
Është mbledhur sot asambleja e pedagogëve të universiteteve, ku po diskutohet për qëndrimin që duhet të mbajnë pas bojkotimit të mësimit. Pedagogu Ervin Goci teksa kundërshtoi hapur Ligjin e Arsimit të Lartë, u shpreh se janë shpenzuar 400 milionë lekë për roje dhe 0 lekë për kërkim shkencor.
“Pak a shumë diskutimet janë në dy kahe. Kam qenë një nga kundërshtarët e hershëm. Operojmë në një kontekst ku ofendohen pedagogët. Financimi i Universiteteve është qarkullim parash bosh që nuk vijnë fare në Universitet. Rezultojnë 400 milionë lekë për roje asnjë lek për kërkim shkencor. Luajnë pingpong me veten nga Ministria shkojnë te bordi. Paratë e Universiteteve janë bërë rrush e kumbulla. A ka njeri përgjegjës për këtë histori. Paratë tona janë shpërdoruar dhe jemi në situatën, ku ne s’dimë ça bëhet me paratë tona. Askush nuk mban përgjegjësi dhe thonë se ligji është i shkëlqyer.”
Kurse pedagogu Mark Marku tha se “Biseduam dhe shkuam me këtë qëndrim. Ne jemi të hapur për dialog dhe ne presim përgjigje. Mund ta japësh direkt në media. Ne shkuam dhe biseduam dhe takim zgjati rreth një orë dhe pa rezultat, pati predispozitën për t’u takuan me ne. Nuk kishte asnjë qëndrim në raport me kërkesat tona dhe ajo vazhdimisht këmbëngulte që ne jemi të aftë për të vazhduar komunikimin, dialogun etj.Ne jemi këtu për vendosur për qëndrimin që do mbajmë. Ne jemi këtu përfaqësues të disa Ansambleve dhe do shprehim alternativat si do reagojmë për mospërgjigjet e kërkesave tona nga ana e qeverisë”