AktualitetBota+Të fundit

Papa Françesku viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

Papa Françesku, udhëheqësi i kishës katolike, po bën vizitën e parë ndonjëherë nga një papë në Gadishullin Arabik, ku ka lindur feja islamike.

Ati i Shenjtë mbërrin në Emiratet e Bashkuara arabe so për një konferencë ndërfetare. Ai kthehet në Romë të martën.

Para se të largohej nga Vatikani, Papa tha se ka ndjekur krizën humanitare në Jemen me shqetësim të madh dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të garantojnë mbërritjen e ushqimeve tek jemenasit që po vuajnë.

Në takimin “Vëllazëria Njerëzore” të hënën do të marrin pjesë udhëheqës të besimeve myslimane, të krishtera, hebraike, hindu, budiste dhe të tjera.

 

Fraksion.com