Kënga e fundit: Këngëtarja e njohur shqiptare heq dorë nga muzika?!
Adelina Ismaili është konsideruar gjithmonë diva e muzikës shqiptare.
Edhe pse i mungoi gjatë skenës ajo në dhjetor të vitit të kaluar nxori këngën e saj të re, dedikuar të birit.
Por ajo mund të ketë qenë kënga e saj e fundit. Këtë gjë ka lënë të kuptohet pasditën e djeshme në “E Diell” . Adelina, në fund të përfomancës muzikore me një kolazh këngësh bashkë me Fjoralba Ponarin, dha edhe një deklaratë që i forcoi dyshimet.
Pas pyetjes së Ervinit nëse kënga e fundit ishte vërtet e fundit, ajo tha: “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”, si për ta lënë pezull vendimin e fundit që ka marrë.