AktualitetTë fundit

Grabitja në Pashaliman: Ikin 15 ushtarakë, kërkohet dhe shkarkimi i komandantit të Forcave Detare

Pas përfundimit të hetimit adminsitrativ lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë disa ditë më parë, ministria e Mbrojtjes shkarkoi 15 ushtarakë.

Ndërkohë që i është propozuar presidentit Ilir Meta shkarkimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani me detyrë komandant i Forcave Detare.

Shkarkimi i Dogjanit është kompetencë e presidentit Ilir Meta.

Vjedhja e armëve në Pashaliman ndodhi në datë 11 janar të këtij viti, ndërsa të arrestuar janë katër persona, 2 roje dhe 2 përgjegjës me akuzën ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘dëmtim të aseteve ushtarake’. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv zbardhi dosjen e plotë dhe kronologjinë e vjedhjes së armatimeve.

Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit;
2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtize
700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54
3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djeges
40 granata dore luftarake
40 ndezesa per granata dore luftarake
1 kreher hark automatik luftarak
1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm
1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normal
4 krehera rezerve per 30 fisheke luftarake 5.56mm

 

Fraksion.com