AktualitetKosovaTë fundit

Albin Kurti: Qeveria Haradinaj të ikë në shtëpi, taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

Teksa presioni i SHBA dhe Bashkimit Europian është rritur dukshëm ndaj Kosovës për heqjen e taksës doganore ndaj Serbisë, kreu i VV-së Albin Kurti thotë se qeveria duhet të ikë dhe taksa kurresesi të hiqet.

Gjithësesi Kurti tha se vendosja e taksës nuk ka qenë e menduar mirë, por pasi u vendos nuk bën të hiqet kurrësesi dhe për këtë rendi dhe arsyet.

Qeveria e Kosovës ka mbi 80 zëvendësministra, 23 Ministra, 5 zëvendëskryeministra. Është një qeveri që është e keqe ashtu siç është e madhe. Skandale pa fund në 1 vit e gjysmë. Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe të kemi zgjedhje të lira demokratike. Mirëpo unë them të largohet qeveria dhe jo taksa ndaj Serbisë. Taksa 100% ndaj Serbisë nuk ka qenë e menduar mirë, nuk ka qenë fare e planifikuar mirëpo tani nuk bën të hiqet. Ne angazhohemi për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Sikur rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërsa Serbia nuk kërkon falje për krimet e saj dhe nuk na paguan dëmshpërblimin për humbjet dhe vuajtjet që na ka shkaktuar ne nuk duhet të lejojmë mallra të Serbisë në Kosovë, aq më tepër që ne nuk mund të eksportojmë në Serbi për shkak të barrierave që na vë. Qeveria të largohet dhe taksa të mbetet.”

 

Fraksion.com