Life StyleTë fundit

49-vjeçarja J.LO e dashuruar “kokë e këmbë”: Më bën të ndihem si adoleshente

Ata janë kokë e këmbë të dashuruar. 49-vjeçarja Jennifer Lopez nuk i ka mbajtur dot emocionet në 2-vjetorin e lidhjes me Alex Rodriguez.

J.LO ka postuar një foto me 43-vjeçarin, ku shfaqen më të lumtur se kurrë. Krahas fotos ajo ka bërë një postim mjaft të bukur.

“Dy vjet të qeshura, dy vjet argëtim, dy vjet aventura. E lumtur për rritjen dhe mësimet e miqësisë së vërtetë”, shkruan ylli 49-vjeçar.