AktualitetTë fundit

Vrasja në bllok: Flet për herë të parë Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, kun ë zonën e ish-Bllokut u vra një person.

U fol shumë për emrin e Elvanës në atë kohë, teksa vetë këngëtarja ka reaguar në Instagram duke shkruar se ka kaluar një periudhë të vështirë.

“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre”, shkruan Elvana.

Reagimi i plotë:

Kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.

Po… kam kaluar një periudhë shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë…

Kurrë në jetën time s’i kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me kengët e mia.

Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj..

 

Fraksion.com