Venezuelë: Guaidó refuzon ndihmën ushtarake amerikane
Megjithë dëshirën e tij për t’i bërë për vetë forcat e armatosura: një mbështetje përkatëse nga SHBA Guaidó ende e kundërshton. Me sa duket ai dëshiron ta mundë me forcat e tij kryetarin e shtetit Maduro.
Guaidó u bëri thirrje forcave të sigurisë të Venezuelës, që të vihen në anën e tij, në “anën e kushtetutës”. Njëkohësisht ai bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në konferencën e planifikuar nga Meksika dhe Uruguai, në 7 shkurt. Të gjitha përpjekjet janë të mirëpritura, tha politikani 35-vjeçar në një intervistë me televizionin e Venezuelës Milenio. “Por kriza në Venezuelë nuk zgjidhet dot me dialog”. Që në vitin 2017 negociatat në Republikën Dominikane patën përfunduar pa sukses.
Presidenti i Parlamentit Guaidó e shpalli veten në 23 janar si President tranzitor. SHBA, Kanadaja dhe shumë shtete amerikanolatine e kanë njohur atë tashmë si kryetar legjitim shteti. Franca, Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe i kanë vënë Maduros një afat prej tetë ditësh, për të mbajtur zgjedhje të reja. Përndryshe ato do të njohin Guaidón si President tranzitor. Ky afat përfundon të dielën.
Megjithë protestat brenda dhe jashtë vendit, Maduro bëri në fillim të janarit betimin për periudhë të dytë në post, e cila zgjat deri në vitin 2025. Zgjedhjet e 20 majit 2018, sipas bindjes së bashkësisë ndërkombëtare nuk qenë demokratike. Maduro veç kësaj i hoqi fuqitë parlamentit, në të cilin shumicën e ka opozita.
Fraksion.com