AktualitetTë fundit

Pas takimit me ministren, pedagogët : Nuk u ra dakord për asgjë; Në darkë vendosim për grevën

Një përfaqësi e pedagogëve të Univeristetit të Tiranës kanë mbajtur një takim me ministren e Arsimit Bora Shahini në lidhje me kërkesat e tyre.  Sot në mbrëmje skadon afati që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin.

Takimin, i cili zgjati 90 minuta u quajt thjesht “konsultativ” dhe “pa zgjidhje” nga pedagogu Mark Marku.

Sipas tij, në darkë do vendoset për grevën.

“Diskutuam për gjendjen në universitet dhe i qëndruam kërkesave tona.

Ministrja nuk u shpreh për asnjë nga kërkesat gjatë takimit. Ne e konsiderojmë këtë si mospërgjigje. Do presim deri në darkë dhe do marrim një qëndrim për këtë mosreagim ndaj kërkesave tona.

Praktikisht u diskutua shumë, por nuk u ra dakord për asgjë, pasi u pa që nuk e ka vullnetin për t’iu përgjigjur për situatën dhe shqetësimet që kanë pedagogët dhe studentët.

Vendimi për grevë do të merret nga kolegët tanë. Do presim deri në darkë. Pastaj do i drejtohemi trupës akademike për të mbajtur një qëndrim.

Takimi ishte konstruktiv deri në momentin e fundit. Ne parashtruam kërkesat tona dhe nuk pranuam të negociojmë për kërkesat pasi nuk jemi të autorizuar për negociata. Ministrja u mundua të na mbushë mendjen sa i mirë është Pakti për Universitetin, kur ne kemi kapacitetin intelektual për të kuptuar diçka të tillë,” tha Marku.

 

Fraksion.com