AktualitetBota+Të fundit

Media amerikane: SHBA sot njofton tërheqjen nga marrëveshja INF

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot do të njoftojë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikë (SHBA) nga Marrëveshja e Forcave Nukleare me Rreze të Mesme (INF), njoftuan mediat amerikane.

Sipas mediave, deklarata e sotme e Pompeos në orët e mëngjesit sipas kohës lokale do të jetë në lidhje me INF-në.

Tërheqja e mundshme vjen pasi SHBA dhe Rusia, nënshkruese të paktit në vitin 1987, së fundmi kanë akuzuar njëra-tjetrën në lidhje me marrëveshjen.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel në dhjetor të vitit të kaluar, Pompeo i kishte dhënë afat prej 60 ditësh Rusisë për ta respektuar marrëveshjen INF, i cili përfundon sot.

Nëse marrëveshja mes dy vendeve anulohet, janë shprehur shqetësime se gara e armëve mund të intensifikohet dhe të kërcënojë sigurinë e Evropës.

Pas njoftimit të mundshëm për tërheqje të SHBA-së, vendi do të ndahet tërësisht nga marrëveshja teknikisht pas një periudhe prej 6 muajsh.

INF u nënshkrua në vitin 1987, nga kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, me qëllim të eliminimit të perspektivave të luftës bërthamore në Evropë.

 

Fraksion.com