LSI, thirrje Ramës: Shkarko prefektin e Beratit; Duhet të ndiqet penalisht
Dje nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi zyrtaret ne Skrapar per bllokimin e fondeve per familjen ne nevoje, kurse sot deputeti i kesaj partie, Nasip Naço i eshte drejtuar me kerkese kyeministrit.
Ai ka kerkuar nga Rama, qe jo vetem te nderhyje per zhbllokimin e menjëhershëm te situates, por edhe “të shkarkoje menjëherë Prefektin e Qarkut të Beratit dhe të kërkoje ndjekjen penale të tij”.
“Zoti Kryeministër, nëse ju nuk ndërhyni në zhbllokimin e kësaj situate që të lejoni Bashkinë Skrapar që të ushtrojë veprimtarinë e saj me 1/12 e buxhetit, siç e parashikon Ligji dhe Udhëzimi përkatës, atëherë jeni ju urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal. Përgjegjësia morale, ligjore dhe politike do bjerë vetëm mbi ju”- tha Naço permes nje deklarate per mediat.
Deklarata për mediat e deputetit të LSI-së, Nasip Naço
Të nderuar qytetarë. Dalja ime në këtë konferencë për shtyp ka të bëjë me shkeljet dhe presionet ndaj përfaqësuesve të Bashkisë Skrapar. Jo më shumë se disa muaj më parë, përfaqësues të Partisë Socialiste të dirigjuar nga deputeti i tyre bllokuan ndihmën ekonomike për rreth 600 familje duke bërë presion në shkëmbim të votës.
Sot përsëri të dirigjuar prej tyre, dega e Thesarit Skrapar, në kundërshtim më çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtaritë financiare: 1-furnizimin me ujë të konvikteve, 2-furnizimin me ujë të çerdheve, 3-furnizimin me ushqim të qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, 4-pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit.
Zonja Ministre e Financave! Ju drejtohem publikisht të urdhëroni menjëherë degën e thesarit Skrapar për të zhbllokuar këtë gjendje kriminale, shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesve të këtij institucioni dhe të kërkoni ndjekjen penale të tyre.
Zonja Ministre, në mbështetje të nenit 41 të ligjit nr 68 të vitit 2017 të financave të qeverisjes vendore të nenit 37 të ligjit nr 9936 për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë si dhe të udhëzimit nr 9 datë 20.03.2018 për procedurat standard të zbatimit të buxhetit.
Ne kërkojmë që të urdhëroni degën e thesarit Skrapar që të zhbllokojë veprimet financiare të Bashkisë Skrapar duke i lejuar të kryejnë veprimet sipas ligjit dhe udhëzimit të mësipërm.
Zonja Ministre!
Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim në zbatim të ligjit më lind e drejta t’ju them publikisht se ju jeni urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj vepre kriminale.
Zonja Ministre, ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga ju. Në kërkojmë që të zbatohet ligji me 1/12dhe të vazhdojë funksionimi i Bashkisë Skrapar. Mos e filloni dhe mbaroni karrierën tuaj politike me këtë veprim kriminal.
Zoti Kryeministër, po ju drejtohem publikisht që të ndërhyni menjëherë dhe të zhbllokohet kjo situatë kriminale, të shkarkoni menjëherë Prefektin e Qarkut të Beratit dhe të kërkoni ndjekjen penale të tij.
Zoti Kryeministër, nëse ju nuk ndërhyni në zhbllokimin e kësaj situate që të lejoni Bashkinë Skrapar që të ushtrojë veprimtarinë e saj me 1/12 e buxhetit, siç e parashikon Ligji dhe Udhëzimi përkatës, atëherë jeni ju urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal. Përgjegjësia morale, ligjore dhe politike do bjerë vetëm mbi ju.
E kam thënë dhe herë tjetër, e deklaroj përsëri. As dje, as sot as nesër, me çdo lloj përpjekje që bëni, nuk do të arrini dot të bëni presion ndaj qytetarëve të Skraparit, për t’u marrë votën atyre me veprimet antiligjore që bëni në kundërshtim të plotë më ligjin.
Zgjedhjet janë afër. Të jeni më se të bindur që jo 2000 vota, sa jemi sot përpara jush në rezultatin tuaj më të mirë, por ky rezultat do të trefishohet, sepse skraparllinjtë nuk pranojnë që ta japin votën e tyre me presion siç keni bërë dhe në rastet e tjera. Ju faleminderit.
Fraksion.com