Kreu i KLP për Shkollën e Magjistraturës: Vlen sa një fidanishte
Për kreun e KLP, Gent Ibrahimi Shkolla e Magjistraturës është shumë e rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë.
Në fjalën e tij në konferencën me temë “Strategjia për Magjistraturën”, Ibrahimi tha se ky institcion është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.
“Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.
Sistemi ynë i drejtësisë ka një arkitekturë të tillë, që jo vetëm e kërkon, por pothuajse e dikton bashkërendimin konstant midis institucioneve të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës është aktor në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat. Unë vetë jam një kandidat i Shkollës së Magjistraturës.”
Fraksion.com