Life StyleTë fundit

Ervin Kurti: Kam fjetur me shumë VIP-a, jam profesionist

Gazetari i njohur Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”, që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel.

Ashtu sikurse moderatorët e tjerë të programit, ai do ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “shoëbiz”-it shqiptar.

Për të mbetur te këta të fundit, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat. “Kam fjetur fizikisht, duke bërë muhabet. Kemi bërë muhabete të thella”, tha Ervini.

Një pjesë të konsiderueshme të VIP-ve do i kem të ftuar në emisionin ‘E diell”. Kur burrat e tyre e kanë marrë vesh që kanë fjetur me mua, kanë qenë të qetë, kanë thënë që gruaja e tyre është e  sigurt me mua. Pa merak Bieta. E di kufirin unë, prandaj quhem profesionist”, shtoi ai.  E pasi ky koment tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të tjerë, Ervini shtoi se madje ka fjetur edhe me burrat e tyre. E gjithë kjo thënë në kuadrin e një shakaje, që shkaktoi plot të qeshura në studio.