‘Do të publikoj videot nudo’: Kapet shqiptari që shantazhonte 14-vjeçaren
Një shqiptar 22-vjeçar u arrestua në Pire të Greqisë, pasi shantazhonte një fëmijë.
Raportohet se ai i bënte shantazh një vajze 14-vjeçare greke.
Vajza e re kishte folur me shqiptarin në median sociale dhe kishi shkëmbyer foto nudo.
Por pas kësaj, ai nisi ta kërcënonte se do i shpërndante fotot nëse ajo nuk ia plotësonte kërkesat.
Në fakt dy video dhe disa foto të vajzës nisën të shpërndahen në shkollën e adoleshentes.
14-vjeçarja informoi prindërit dhe ata i ngritën një kurth shqiptarit.
Vajza pretendoi se do e takonte, por në fakt forcat e sigurisë i vunë prangat. Ai tashmë rrezikon shumë pasi vajza është akoma një fëmijë.
Policia ka nisur edhe një hetim për shpërndarjen e fotove dhe videove të vajzës në shkollë.
Një 16-vjeçar që mendohet se i përhapi i pari, nuk është arrestuar pasi i ka fshirë ato nga celulari dhe kompjuteri.
Megjithatë hetimi vazhdon.
Fraksion.com