AktualitetBota+Të fundit

Brazil, arrin në 110 numri i të vdekurve nga shembja e digës

 Ka arritur në 110 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së një dige në një minerë hekuri në jugperëndim të Brazilit të premten e kaluar.

Zjarrfikësit thonë se numri i të vdekurve nga 99 është rritur në 110. Ata gjithashtu konfirmuan se 238 persona llogariten si të zhdukur. Deri më tani është konfirmuar identiteti i 71 personave.

Pas shembjes së digës u arrestuan 5 persona, prej të cilëve 3 mbetën në paraburgim. Nga qyteti Brumadinho u evakuuan 3.000 persona.

Kompania e minierave “Vale SA” njoftoi se do t’u paguante dëmshpërblim familjeve të viktimave në shumën prej 220 milionë dollarë.

Në shembjen e digës së minierës në Mariana, që ndodhi në vitin 2015, humbën jetën 19 persona disa qindra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Fraksion.com