AktualitetBota+NATO/BETë fundit

BE formon grupin e kontaktit për të nxitur Maduron për zgjedhje të reja

 Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka formuar një grup ndërkombëtar të kontaktit për të nxitur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, për zgjedhje të reja.

“Grupi do të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për një proces kredibël që të shfaqet në përputhje me dispozitat përkatëse të kushtetutës së Venezuelës, duke u mundësuar venezuelasve të përcaktojnë të ardhmen e tyre përmes mbajtjes së zgjedhjeve të reja me të gjitha garancitë për një proces të lirë dhe të drejtë zgjedhor, që mund të mbikëqyret nga vëzhgues të pavarur ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Bukuresht shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Mogherini po ashtu tha se ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së dje diskutuan për sanksione të reja mbi Venezuelën.

Grupi do të përfshijë vendet anëtare të BE-së, Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Suedinë, Holandën dhe Britaninë e Madhe.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, Ekuadori, Kosta Rika, Uruguaji dhe Bolivia po ashtu do të jenë pjesë e grupit.

Grupi duhet të shfuqizohet për 90 ditë nëse nuk ka përparim politik për të siguruar një datë zgjedhore.

Në fillim të javës së ardhshme, ministrat e vendeve anëtare pritet të mbajnë takimin e tyre të parë në një vend të Amerikës Latine./AA

 

Fraksion.com