ARRSH: Asnjë problem në qarkullimin e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se kompania e mirëmbajtjes ka punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarje e kripës.
Pavarësisht reshjeve të dëborës që ka pasur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë-Lin Pogradec, nuk ka pasur për asnjë moment probleme me qarkullimin.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, për shkak të lagështirës dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Konkretisht akset në cilat janë të domosdoshme përdorimi i zinxhirëve janë: Qafe Dragalice – Klenje dhe Klenje – Steblevë.
Fraksion.com